Kroacia ka rënë dakord të blejë një seri avionësh luftarakë të përdorur nga Franca, tha këtë të premte kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, në një marrëveshje me vlerë një miliard euro (1.2 miliardë dollarë).Të dymbëdhjetë avionët luftarakë “Rafale” do të zëvendësojnë MIG-të e prodhuara ruse të shtetit kroat. Kjo konsiderohet si blerja më e madhe në Forcat e Armatosura Kroate që nga vitet 1990 kur Kroacia u shkëput nga ish-Jugosllavia.

Vendi anëtar i BE-se zgjodhi ofertën e Francës dhe jo të Izraelit, Suedisë apo Shteteve të Bashkuara. Gjashtë avionët e parë Kroacia do t’i marri deri në vitin 2024. Plenkoviç tha në një mbledhje kabineti se oferta franceze për avionët luftarakë që do u kushtojë 999 milion euro, ishte oferta më e mirë.

“Me këtë çmim të favorshëm, Kroacia do të marrë avionë të vlerësuar dhe të mirëpajisur,” tha kryeministri. Kritikët nga ana tjetër thonë se qeveria duhet të ndihmojë ekonominë e goditur nga pandemia në vend që të shpenzojë miliona për avionë.

Por Ministri i Mbrojtjes Mario Banoziç tha për median se ky vendim nuk u bë për t’i dhënë ushtrisë “lodra të reja. Këta avionë janë baza jonë e sigurisë” tha ai. Kroacia shpenzon pak më pak se 1 miliard dollarë çdo vit në mbrojtje, sipas shifrave të NATO-s. Plenkoviç tha se blerja e avionëve do t’i çonte shpenzimet e mbrojtjes së Kroacisë përtej pragut prej 2%

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb