Sanksionet e vendosura ndaj miliarderit rus Alisher Usmanov dhe dy motrave të tij, mund të pezullohen pas një sfide ligjore të nisur nga oligarku i preferuar i Vladimir Putinit, në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Usmanov, dhe motrat e tij Saodat Narzieva dhe Gulbakhor Ismailova, paraqitën secili nga një ankesë të veçantë ligjore në prill në një përpjekje për të rrëzuar sanksionet e marra ndaj tyre. Sanksionet përfshijnë ndalimin e udhëtimeve për në vendet e Bashkimit Europian ose përdorimin e aseteve të cilat janë në vendet anëtare të BE.

Kjo përfshin 600 milion dollarë asete.

The Guardian ka sqaruar se fillimisht mund të jepet një vendim i përkohshëm brenda dy javëve e më tej deri në fund të vitit pritet të merret vendimi përfundimtar mbi çështjen.

Një vendim i përkohshëm do të ishte në interes të palës paditëse, pasi kjo do t’i jepte oligarkut dhe të afërmve të tij akses në llogaritë bankare dhe asetet që ose janë ngrirë ose janë sekuestruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb