TIRANE– Shtetasi turk, i cili iu arratis policisë nga aeroporti i Rinasit më 8 gusht, është vënë në pranga ditën e sotme. Shtetasi me inicialet I.E, u arrestua mesditën e sotme, rreth orës 12:30, në afërsi të zonës së Muzeut Kombëtar në Tiranë.

Sipas policisë, 28­-vjeçari turk, i cili 5 ditë më parë u largua nga tranziti në Rinas gjatë kohës kur po i plotësoheshin dokumentet e kthimit për në Turqi u prangos sot.

“Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyet e largimit nga Aeroporti Rinas në ditën e ngjarjes së këtij shtetasi, pasi ky shtetas nuk kishte probleme me Drejtësinë dhe për këtë po punohet mbi zbardhjen e shkaqeve që e shtynë këtë shtetas për tu larguar në këtë mënyrë”, thotë policia.

Sipas uniformave blu, shtetasit turk i ishte refuzuar hyrja ne territorin e Shqipërisë, sepse nuk plotësonte kushtet e udhëtimit dhe të hyrjes në mënyrë të rregullt në vendin tonë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb