Një i ri është qëlluar për vdekje nga policia belge, pasi ishte arratisur nga burgu, kishte marrë peng dy persona.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sint-Lenaarts. Viktima ishte arratisur nga qendra për të dënuar të mitur, në qytetin jugor të Bredës dhe mori peng dy anëtarë të stafit, ndërsa kaloi me makinë përtej kufirit. Ai mbeti i vrarë gjatë një përleshjeje me armë me forcat e policisë.
Fatmirësisht dy punonjësit shpëtuan të padëmtuar.

Qendra e paraburgimit Den Hey-Acker ku ai mbahej thotë se aty strehohen djem dhe të rinj të moshës 14 deri në 21 vjeç, të cilët shërbejnë deri në dy vjet përpara se të kthehen në shoqëri.

“Ai kaloi me makinë mbi trotuaret dhe shkoi me shpejtësi të madhe në anën e gabuar të rrugës. Një tjetër dëshmitar tha se “ai ishte ndjekur nga policia në fshat dhe më pas kishte zbritur nga makina, duke qëlluar në drejtim të policisë”, deklaroi një dëshmitar për “Gazet van Antwerpen”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: