Ka përfunduar arratisja nga burgu e shqiptarit që ngriti më këmbë policinë italiane, ndërsa plagosi me thikë edhe kunatin e tij egjiptian.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin Robert Uku, i cili është gjetur i mbyllur në një apartament në katin e pestë të një pallati në zonën e Monte Cucco në Torino.

45-vjeçari shqiptar i arratisur nga burgu dhe i shpallur në kërkim edhe për plagosjen e kunatit, një 42-vjeçar egjiptian, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në rrugën “Maddona delle Rose”, u arrestua pasditen e djeshme nga agjentët e skuadrës së lëvizshme të kuesturës.

Shqiptari ishte praktikisht i blinduar në banesë edhe pse ai u përpoq në çdo mënyrë për të kontrolluar atë që po ndodhte rreth ndërtesës dhe në veçanti, nëse kishte policë, në mënyrë që të siguronte arratisjen e mëtejshme, ai nuk e kuptoi që ishte një patrullë e “fajkonjve”, të cilët po e mbanin në vëzhgim.

Pas arrestimit ai u dërgua në kuestrurë dhe më pas në burgun e Valletes me një akuzë më tepër, atë të tentativës së vrasjes.
Tashmë do jetë e vështirë për 45-vjeçarin që t’i jepet si shpërblim gjysmë liria për të punua në një firmë, ku shkonte çdo ditë para arratisjes.

Për sa i përket sherrit me kunatin, mediat italiane shkruajnë se ka ndodhur për motive ekonomike-familjare, një çështje borxhesh, por edhe për raportin mes familjeve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb