ITALI
Tetë muaj pasi u arratis nga burgu u sigurisë së lartë në Itali është arrestuar Ervis Markja.
Shqiptari i cili vuante dënimin në burgun e Carinolas është arrestuar dje në Napoli nga Policia.

Më 26 maj të 2019 ai u arratis bashkë më bashkëkombasin tjetër shqiptar Adriatik Gegën duke prerë hekurat e qelisë dhe duke u zvarritur në mure me litarë si çarçafë.

Mediat italiane zbulojnë se ai u arrestua në një pub nate “Cafè de Paris” teksa do festonte ditëlindjen e ish- të dashurës. Pikërisht identifikimi i ish- të dashurës çoi dhe në kapjen e Markjas nga Policia.

Ai është i dënuar për vjedhje me armë dhe kundërshtim të forcave të Policisë. Ervis Markja u arrestua në 2016 bashkë me dy të tjerë pasi kishin sulmuar një makinë policie.

Qeor
Qeor

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb