Victoria, është një 27-vjeçare ukrainase e cila ka mundur të arratiset nga qyteti i Mariupol.

Ajo ka treguar për mediat vendase se la familjen dhe iku në një fshat rreth 20 km larg qytetit.

“Qyteti im është shkatërruar plotësisht,” thotë ajo, me zërin që i dridhej teksa përshkruan se dëgjonte granatimet e përditshme të sulmeve ruse.
“Njerëzit qëndrojnë në bodrume, por kjo nuk është e sigurt. Ata po bombardojnë aq shumë sa dhe bodrumet e forta janë të rrezikuara.”

Ajo thotë se shumë njerëz nuk kanë ushqime dhe ujë.

“Tre fëmijë që njoh vdiqën nga dehidratimi. Është shekulli 21 dhe fëmijët po vdesin nga dehidratimi në qytetin tim. Ata po vdesin nga uria tani.”
Victoria shton se ajo nuk ishte në gjendje të ndihmonte anëtarët e tjerë të familjes të largoheshin nga Mariupol.

“Unë do të qëndroj në Ukrainë dhe do të përpiqem të shpëtoj familjen time në Mariupol. Mariupol është jeta ime, nuk e kuptoj pse duhet ta lë qytetin tim, vendin tim për shkak të Rusisë.”

Kujtojmë se Mariupol është kthyer në objektiv të ushtrisë ruse. Ata prej ditësh kanë rrethuar qytetin dhe kanë kërkuar që ushtarët dhe vullnetarët të dorëzohen pa rezistencë, mirëpo kjo është refuzuar kategorikisht prej tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: