Autoritetet izraelite kanë arrestuar të afërmit e gjashtë të burgosurve palestinezë që u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë.

Mohmoud Ardah, Munadil Inafaat dhe Mohammed Ardah, janë arrestuar brenda natës, thanë autoritetet.

Arrestimet u bënë në zonën Jenin në Bregun Perëndimor. Autoritetet i kanë zhvendosur kërkimet për të burgosurit në vendlindjen e tyre, megjithatë akoma nuk kanë gjetur asnjë gjurmë.

Kjo arratisje, ishte e para që pas dy dekadash dhe andaj autoritetet izraelite janë në alarm. Nga krahu tjetër, grupet militante palestineze e kanë cilësuar arratisjen si një akt heroik, shkruan BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb