Një ditë pas arrestimit, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka do të dalë sot para Gjykatës, ku do të jepet pretenca si dhe dënimi.

“BalkanWeb” mëson se prokuroria ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’ për rrokerin, i cili u arrestua dje pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Siç bëri me dije dje policia, këngëtari u ndalua dje rreth orës 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se Gjoka drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l, ndërsa këngëtari nuk e ka kundërshtuar faktin që ka qenë i dehur.

Ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb