TIRANË

Iraniani Bijon Pooladrag i arrestuar tri ditë më parë në Tiranë, dyshohet se kryente spiunazh dhe sulme kibernetike. Ai u vu në pranga, pas kallëzimit të një vajze, në shtëpisë e së cilës jetonte si qiraxhi prej muajit janar të 2020. 46-vjecari i mohoi akuzat para gjykatës dhe dekleroi se u largua nga vendi i tij, pasi përndiqej nga regjimi.

Ai theksoi se në Shqipëri është pajisur me leje qëndrimi prej një viti dhe se një organizatë iraniane i jepte ndihmë ekonomike një shumë prej 300 eurosh në muaj.

Prokuroria deklaroi në seancë se iraniani duke shfrytëzuar besimin e familjes ku qëndronte me qira, përdori të dhënat e vajzës së re dhe hyri në rrrjet duke marrë të dhëna.

“Ja mora telefonin zonjës së shtëpisë, por nuk kam bërë ndërhyrje në rrjet”, u shpreh Pooladrag.

Kallëzuesja iu shpjegoi hetuesve se me Bijon u njoh përmes kunatit të saj, gjithashtu shtetas Iranian, i cili iu tha se ai ishte në gjendje të vështirë ekonomike, prandaj vendosën ta pranonin si qiraxhi. Por ajo vijoi duke treguar se një ditë kishte kuptuar që dikush kishte ndërhyrë në të dhënat e saj duke hapur një aplikacion telegram me foto profile të një aktori të nohur. Në këtë moment gruaja kishte dyshuar se autori ishte Bijon, pasi komunikimet ishin në gjuhën iraniane.

Për të provuar pretendimet e saj, vajza iu dorëzoi oficerëve të policisë kopje të mesazheve të shkëmbyera, ndërsa theksoi se një pjesë e mesazheve ishin fshirë.

Prokuroria ka ngritur katër akuza ndaj iranianit, për ndërhyrje në të dhënat kompjuterike. Sipas prokurorisë ai përdorte numrat e shtetasve të ndryshëm dhe pasi siguronte kodin e verefikimit të aplikacioneve arrinte që përmes telefonit të tij të kryente komunikime.  Krahas kësaj thanë burime të prokurorisë, Pooladrag, është duke e hetuar edhe për spiunazh ndaj anëtarëve të MEK, të vendosur në kampin e Manzës.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb