SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg një prej personave të arrestuar gjatë superaksionit anti-drogë të policisë në Dukagjin. Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për njërin prej kryepleqtë e njësisë administrative Pult, Dritan Lisaj i arrestuar më akuzën për kultivim të lëndës narkotike dhe për shpërdorim detyre.

16 persona u vunë në pranga më 28 shkurt në një super aksion të Policisë së Shkodrës, mes të cilëve dy kryepleq dhe një efektiv i Forcave Speciale. Pas një hetimi 10 mujor, prokuroria ka lëshuar 18 urdhër arrestet për personat e dyshuar sit ë përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike, ku 16 prej këtyre fletë-arresteve janë ekzekutuar nga policia. Në periudha të ndryshme ky grup kriminal ka kultiviaur deri në rreth 100 mijë bimë kanabisi.

Dy kryepleqtë e Njësisë Administrative Pult, efektivi të Forcave Speciale dhe një numër personash të tjerë ishin të angazhuar në organizimin përpunimin dhe përgatitjen e lëndës narkotike. Dy kryepleqtë Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi akuzohen për kultivim të lëndës narkotike dhe për shpërdorim detyre pasi duhej të raportonin për drogën e mbjellë në këtë njësi administrative.

Ndërkohë, Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dyshohet se dekonspironte aksionet policore. Ky i dyshuar është ndaluar nga SHÇBA.

Të ndaluarit e tjerë janë kultivues të lëndës narkotike, kryesisht banorë të zonës, të cilët kanë shfrytëzuar parcelat e tyre për mbjelljen e bimës narkotike cannabis sattiva.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb