DURRËSI

Saimir Gjepali i arrestuar gjatë operacionin Vol-Vo 4 dy vite më parë si anëtar i grupit Avdylaj është liruar nga Gjykata e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se dy ditë më parë ka qenë gjyqtari Vladimir Skënderi i cili e ka liruar në detyrim paraqitje Gjepalin i cili njihet dhe për kërcënimin ndaj gardianit të burgut nga vetë grupi tek ‘313’.

Po ashtu Gjepali së bashku me anëtarët e tjerë të grupi Avdylaj dhe bashkëpuntorë u arrestua në tetor të 2018 ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb