Të tjera detaje dalin në dritë me arrestimin e Albert Lamajt në Çeki, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Lamaj, ish-punonjës i policisë bashkiake në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur më 3 mars 2017 në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar. Mësohet se Lajmaj, i cili është dënuar me 2 vite burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje” ndaj shtetasit me inicialet M.GJ., të cilin e kishte fqinj. Asokohe mes ish-policit dhe fqinjit të tij kishte nisur një debat për disa qen që Lamaj mbante në banesën e tij.

Pasi fqinji u paraqit në banesën e 38-vjeçarit ku u ankua për zhurmat nga të lehura e qenve, ky i fundit është irrituar kur e ka mësuar këtë fakt nga gruaja e tij. Pasi i ka shkuar në banesë, ish-polici pas debatit me të ka goditur në brinjë me thikë fqinjin, duke e plagosur në mëlçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb