‘BalkanWeb’ zbardh të tjera detaje nga krimi në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 personave të tjerë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e Arbër Paplekës, ish-efektivit të RENEA-s, pak pas arrestimit.

Papleka, për të cilin thuhet se është pjesë e shtabit elektoral të Gazmend Bardhit, kandidat për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit, deklaroi në polici se ka qëlluar për vetëmbrojtje. “Na qëlluan me armë të parët. Ne qëlluam për vetëmbrojtje”, mësohet të jetë shprehur autori i dyshuar për vrasjen e Xhuvanit.

Mësohet se ai u arrestua në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, në tentativë për t’u arratisur.

Arber Palloka
Arber Paploka

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb