Pasi rregulluan raportet reperi Noizy nuk nguron që të këshillojë publikisht Stresin, i cili në protestën e 8 janarit u arrestua nga policia, nën dyshimin se ishte përfshirë në episode dhune.

Noizy i ftuar në “Why?Not” i sugjeroi Stresit që të mos bëhet kurban për politikën.

“Stresi merr shumë pjesë në politikë, ndërkohë që politika e le në baltë, sepse politikanët dinë vetëm të flasin të bëjnë bla-bla-bla. Nuk ka pse bie pre i politikës. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë botën populli i thjeshtë, e sidomos artistët duhet të jenë pak më të veçuar nga politika. Nuk ke nevojë të bëhesh kurban për politikanët se ja ku përfundon. Do i kisha sugjeruar se si artist duhet të shijosh atë që të ka dhënë Zoti, merru me gjëra të rëndësishme, sepse me atë njihesh, këtë ja them si vëlla dhe ja them çdo personi, -tha Noizy.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: