TIRANË

29-vjeçari Faruk Fatih Ozer kundërshton ekstradimin në Turqi. Ozer ka bërë rekurs në Gjykatë për të mos u ekstraduar në Turqi.

Ai ndodhet i paraburgosur në IEVP nr. 313 Tiranë më masën e sigurimit “Arrest ne burg”, pas urdhër-arrestit të Gjykatës turke, pasi akuzohet se ka fituar 2 miliardë $ nga mashtrimi me kriptomonedhat.

Turku u arrestua më 30 gusht të vitit të kaluar teksa ishte duke pushuar në plazhin e Himarës. Shtetasi turk, themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, mbylli papritur aktivitetin, në prill të vitit të kaluar, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb