Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Rusisë ditën e sotme lirimin e gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili është arrestuar me akuza për spiunazh dhe po mbahet në paraburgim. “Lëreni të shkojë,” tha Biden.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë akuzoi Gershkovich, i cili është një shtetas amerikan, për spiunazh për Shtetet e Bashkuara , duke përfshirë përpjekjen për të marrë informacion të klasifikuar.

Sakaq, Administrata e presidentit Biden dhe Wall Street Journal i kanë mohuar akuzat e autoriteteve të Moskës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: