Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet nesër për çështjen e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Në rendin e ditës është përcaktuar diskutimi dhe miratimi i vendimit për ta pezulluar nga detyra prokurorin i cili akuzohet për korrupsion në sistemin e drejtësisë. Rasti për të cilin akuzohet prokurori ka të bëjë me Emiljano Miranin, një person i cili po hetohej për plagosje dhe falë ndërhyrjes të së motrës e cila i dha ryshfet Hasës, shpëtoi duke u lënë në arrest shtëpie. Po ashtu atij iu pushua dosja.

Nga ana tjetër GJKKO ditën e sotme e ka lënë Sali Hasën në arrest me burg.

Së bashku me prokurorin u arrestuan dhe dy zyrtarë të SHS Përmetit për trukimin e një ndeshjeje në Kategorinë e Dytë të futbollit në Shqipëri.

NJOFTIMI NGA MBLEDHJA
KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
AXHENDË
PËR MBLEDHJE PLENARE
22 QERSHOR 2021
Informacion mbi mbledhjen:
➢ Dita/Data: E Martë / 22. 06. 2021
➢ Ora: 11:00
➢ Kohëzgjatja: ———
➢ Modaliteti: (on-line)
➢ Thirrur nga: Kryetari
➢ Pjesëmarrësit: Anëtarët
Kjo mbledhje do të organizohet online në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si
dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet EURALIUS dhe OPDAT,
në kushtet e distancimit social si rezultat i pandemisë COVID-19.
Rendi i ditës:
1. Diskutim/miratim i relacionit, për pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror
në prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime)

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb