Një studente ruse është dënuar me gjashtë vite burg nga një gjykatë në Bjellorusi. Dënimi erdhi një vit pas a një vit pasi ajo dhe partneri i saj gazetar disident u arrestuan në avionin “Ryanair”.

Ata ishin duke udhëtuar nga Athina në Lituani, kur avioni i tyre bëri ulje të detyruar në Bjellorusi, me pretendimin se dyshja kishin qëllim për ta rrëzuar.

Perëndimi e interpretoi atëkohë veprimin e Bjellorusisë, si një mashtrim nga ana e qeverisë në mënyrë që të bëhej arrestimi i gazetarit Roman Protasevich, një kundërshtar i regjimit të Lukashenkos.

Sapega është një shtetase ruse dhe avokati i saj, Anton Gashinsky, tha se do t’i bënte thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndërhynte.

Protasevich ishte redaktori i Nexta, një kanal popullor në aplikacionin e mesazheve Telegram që u përdor për të ndihmuar në organizimin e protestave në Bjellorusi pasi presidenti, Alexander Lukashenko, fitoi një mandat të gjashtë të diskutueshëm në gusht 2020.

Sapega drejtonte një tjetër kanal Telegram që publikonte të dhënat personale të nëpunësve civilë dhe personelit ushtarak që morën pjesë në shtypjen masive të protestave.

“Gjykata e gjen fajtore Sapega-n me akuzat për “veprime të qëllimshme që synojnë nxitjen e armiqësisë shoqërore dhe mosmarrëveshjes në bazë të përkatësisë shoqërore të kryera nga një grup personash, të cilat kishin pasoja të rënda”, thuhet në vendimin e lëshuar në Gjykatën e Qarkut Grodnensky në Bjellorusi, raportoi CNN.

Gjykata të premten tha gjithashtu se Sapega u shpall fajtore për mbledhjen dhe shpërndarjen e paligjshme të të dhënave personale.

Ajo u dënua me një muaj burgim për këtë krim dhe gjithashtu iu desh të paguante dëmshpërblim në shumën 167,500 rubla bjelloruse (ose afërsisht 65,000 dollarë).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb