Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio, është lënë mbrëmjen e djeshme i lirë pasi prej më shumë se një muaji ndodhej në burg për shkak të thyerjes së masës “arrest shtëpie”, pas sherrit me Noizyn. Pak ditë më parë Gjykata e Lushnjes mori vendimin në lidhje me reperin, duke vendosur që ai të lirohet.

Në rrjetet sociale janë publikuar menjëherë video të shumta nga lirimi i tij. Reperi është pritur nga shumë miq jashtë mureve të burgut ku ndodhej teksa lirimi i tij është transmetuar edhe ‘live’ në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Siç shihet nga pamjet ai është shumë i gëzuar dhe i buzëqeshur e po ashtu duket në gjendje të mirë.

Cllevio shihet me një bllok në dorë ku me siguri ka shkruar tekste këngësh gjatë izolimit. “Ku janë ato 44-33”-thotë ai me humor ndërsa takohet me miqtë e tij i rrethuar nga policë të shumtë.
Reperi u arrestua nga policia një ditë pas sherrit të bujshëm në Durrës, ku ai u rrah nga Noizy. Një sherr që kishte nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua deri në dhunë fizike një ditë më parë ndërkohë që Noizy dhe babai i tij tashmë po hetohen nga policia në gjendje të lirë.

Sherri në Durrës ka shërbyer si indicie për uniformat blu duke çuar në arrestimin e Cllevios i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai kishte qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në mars të vitit të kaluar ai është ndaluar nga uniformat blu duke drejtuar një automjet pa patentë ndërkohë që gjatë kontrollit i janë gjetur tre thika dhe një sasi lënde narkotike./PanoramaPlus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: