ANGLI

Talenti i Chelsea, Kallum Hudson- Oddoi ka lënë pas telashet e një periudhe jo të mirë pandemie për të. 19- vjeçari u lirua menjëherë pasi doli negativ me COVID-19 pasi kishte thyer karantinën duke ftuar një modele në shtëpinë e tij.

Ai u dërgua në spital ku dhe u provua se ishte negativ por në rast të kundërt rrezikonte burgun. Dje ai është parë në fushën e trajnimit Cobham të Chelsea-s duke u stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Hudson- Oddoi ishte futbollisti i vetëm i Chelseas që u prek nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb