Viktor Cervanaku, ish-kryetari i Komunës së Frakullës, i arrestuar një ditë më parë për drogën e gjetur në oborrin e banesë së tij, aktualisht mësohet se punonte në OST. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ervis Kuçi.

Cervanaku u vu në pranga së bashku me të birin dhe të fejuarën e këtij të fundit, ndërsa droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve nga SPAK raportoi për “BalkanWeb” se një ditë para operacionit janë arrestuar te tuneli në “Rrugën e Arbrit” 4 persona të cilët ishin të armatosur me 3 pistoleta dhe armë të tjera. Një pjesë e tyre ishin nga Tropoja dhe veriu i vendit.

Hetimi për këtë çështjes ka nisur më shumë se 3 muaj më parë, pas një sinjalizimi nga autoritetet e huaja. Ngarkesa ka mbërritur nga Kolumbia në Tivar 3 muaj më parë dhe më pas është dërguar në Frakull. Kokaina dyshohet se ishte e ndarë në 600 thasë të plehut kimik.
Nikolin Gjolena është personazhi kryesor i kësaj çështjes, teksa rezulton të ketë qenë i përfshirë dhe më herët në trafikun e drogave. Prokuroria e Posaçme pritet të ketë dhe një konferencë për këtë aksion.

Me ndihmën e partnerëve të huaj, si DEA amerikane, por ditën e djeshme dhe oficerët e policisë malazeze kanë zbritur në Shqipëri, teksa hetimi do të sqarojë nëse ky aktivitet ka qenë zhvilluar dhe më herët.

Ngarkesa ishte e pajisur me GPS. Prokuroria thotë se ka pasur biseda mes protagonistëve dhe personave të përfshirë në aktivitetin kriminal.
4 personat me armë janë arrestuar një ditë para operacionit në Rrugën e Arbrit, por është mbajtur e fshehur nga Prokuroria e Policia.

Lënda narkotike është e përzier me plehun kimik dhe do ishte kolumbiani që do ta procesonte për ta pastruar.
Katër të arrestuarit mendohet se bashkëpunonin me një nga krerët e një prej grupeve më të fuqishme kriminale. Dyshohet se ka dhe persona zyrtarë të përfshirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: