TIRANË

Prokuroria do të marrë në pyetje gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Hoxha është shoqëruar mesditën e sotme nga paraburgimi në SPAK, ku pritet të merret në pyetje, një procedurë kjo rutinë, kur nuk ka marrje në pyetje para arrestimit, përcaktohet që kjo të ndodhë brenda 5 ditësh nga arrestimi.

Gjyqtarja Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë me akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se lironte persona me dënime të rënda kundrejt pagesave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb