Deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për ngjarjen e arrestimit të mjekut anestezist Fitim Marku për korrupsion në spitalin e Traumës.

Sipas Shehut kjo çështje u shpërbë si një flluskë sapuni. Shehu deklaroi se mjeku i arrestuar pësoi edhe një episod ishemik cerebral nga stresi.

“U shperbe si nje “ fllucke sapuni” ceshtja ndaj anestezistit Marku!
Mbas te gjithe atij operacioni policor, “sulmi” ne nje spital, nxjerrja e tij me uniformen e salles se operacionit, sot u lirua nga hekurat, per tu ndjekur me tej nga gjykata.
Dhe kjo u arrit jo per vullnet te rregjimit.
U arrit sepse opinioni reagoi me realizem.
Sepse mjeket, koleget e personeli shendetesor e kuptuan lojen e ndyre qe po luhej me ata dhe…
Reaguan!
Prandaj rregjimi sot u terhoq!
Ky rregjim perballohet vetem me perballje!
Sot Dr. Marku pesoi edhe nje episod ishemik cerebral nga stresi.
Fatmiresisht rikuperoi shpejt!
E takova ne spital ne kushte te mira shendetesore, nen kujdesin e kolegeve te tij.
Vetem reagimi i detyron rregjimet te respektojne te drejtat e njeriut.
Prandaj duhet reaguar me force- ky eshte mesimi nga kjo ngjarje”, shkroi Shehu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: