GJKKO ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj për klientin e tij Kid Koshena i arrestuar në kuadër të operacionit për laboratorin e drogës në Fier.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se GJKKO arsyeton se pasi nga aktet që janë pjesë e dosjes nuk rezulton të jetë i përfshirë në këtë grup kriminal.

Vendimi zëvendëson masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”.

Koshena, 28 vjeç, rezulton i dënuar më parë për plagosje të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: