Zbardhet urdhri i brendshëm për largimin nga puna të Flora Ndrecës, një prej kontrolloreve të AlbControl, e cila ndodhet pas hekurave për veprën penale shpërdorim detyre.

Në urdhrin e siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala, Ndreca duhet të paraqitet më datë 12 prill, në orën 10:00 për takim në zyrën e Drejtorit të Divizionit Administruarit.

Thuhet se në këtë takim ajo do të vihet në dijeni mbi arsyet e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës, ku duhet të paraqesë dhe pretendimet e saj mbi këto arsye.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb