Gjykata e Apelit të Posaçëm ka refuzuar kërkesën e Edlira Naqellarit për t’i rikthyer telefonin.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Naqellari, me detyrë ish-drejtoreshë e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, ndodhet në arrest me burg dhe akuzohet për ‘’shkelje të barazisë në tendera’’ për tenderin 28 miliardë lekë për të cilin SPAK bashkë me të arrestoi dhe 9 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme.

Ish-drejtoresha ka pasur rol në caktimin e çmimit të uniformave në treg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb