DURRËS

Policia e Durrësit po zhvillon hetime intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes në banesën e Armand Dukës, teksa ka arrestuar rreth 24 orë pas vendosjes së tritolit autorin e dyshuar Arlen Hasanaj ndaj të cilit ka ngritur dy akuza. Por 34-vjeçari nuk e ka pranuar krimin. Burimet bënë të ditur se ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

Mësohet ndërkaq se Hasanaj nuk ka qenë i skeduar asnjëherë nga policia. Arrestimi ka ardhur pasi u vërtetua nga lëvizjet që bëri nëpërmjet kamerave të sigurisë. 34-vjeçari, i cili figuron administratori i një biznesi në Durrës,  nuk bëri rezistencë në momentin e shoqërimit, por deri tani nuk i ka pranuar akuzat.

Në ekstraktin e gjeneruar nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit për subjektin e Arlen Hasanajt thuhet se ai vepron në fushën e: Market, bar, kafe. Për punime të brendshme, thyerje, shembje, rikonstruksione të ndryshme, etj. Veprimtari në fushën e prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të prodhimeve e ushqimeve blegtorale e bujqësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb