TIRANË

45-vjeçari Bujar Leza i akuzuar si bashkëpunëtor të vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në 25 shkurt 2021, mohon çdo akuzë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Leza ka dalë sot në seancën për komunikimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme, por ka mohuar që të jetë i përfshirë në organizimin e vrasjes së 66-vjeçarit Sofia. Ai është shfaqur i përlotur duke mohuar çdo akuzë, gjithsesi gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Bujar Leza akuzohet për katër vepra penale: “Vrasja me paramendim”; “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ditën e djeshme 45-vjeçarit i është komunikuar masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, arrest me burg teksa ndodhej në ambientet e burgut të Fushë-Krujës, i arrestuar për dhunë në familje.

Leza kishte njohje me të arrestuarin tjetër si bashkëpunëtor Leonard Xhixha dhe së bashku kanë ruajtur lëvizjet e objektivit të sulmit Behar Sofia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb