TIRANE

Gjykata e Posacme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg Ilir Selmanin, i arrestuar pak ditë më parë për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Në seacën e sotme gjyqësore, trupi gjykues vendosi masën e arrestit në burg ndaj Selmanit.

Selmani u arrestua më 16 prill në zonën e “Xhamllikut’në kuader te operacionit te koduar “Gjurmimi”. Seanca e sotme gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të masave ndaj COVID 19.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasit Ilir Selmani, në momentin e kapjes nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb