Arrestimi i reperti Noizy në Kosovë, u bë suplement i mendiave shqiptarë këtë mëngjes. Ai u arrestua nga forcat e rendit në pikën kufitare në Vërmicë.

Pas marrjes në pyetje, reperi është lënë i lirë. Noizy, ka treguar për revistën “Who” arsyet se përse e arrestuan. Sipas tij, e gjitha kishte të bënte me një gjobë të mëhershme të cilën nuk e kishte paguar dhe që nuk kishte dijeni mbi ekzistencën e saj.

“Arsyeja ka qenë për çështjen e vjetër të ngatërresës në një nga hotelet e Prishtinës. Një gjobë e papaguar për të cilën as nuk jam lajmëruar, as informuar, as nuk isha në dijeni. Zero lajmërim”, është shprehur reperi.

Kujtojmë se në 2016-ën, Noizy pati një sherr në parkingun e një hoteli në Prishtinë.
Asokohe lajmi bëri bujë në media rozë pasi grupi OTR dhe BabaStars u përfshinë. Noizy madje kishte mbetur i plagosur në këmbë.
Gjithsesi, më vonë të dy grupet i kanë lënë pas mëritë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb