ITALI- “Nuk ia dija moshën. Mendova mos ishte disa vite më e madhe, gati 14-15 vjeç”. Kështu deklaroi prifti Paolo Glaentzer, i cili tashmë është arrestuar pasi akuzohet për dhunë seksuale ndaj një vajze 10 vjeçar, teksa merrej në pyetje para prokurorit.

‘Tgcom’ shkruan se prifti pedofil i Fiorentino-s po ashtu pranoi se kishte pasur disa takime me vajzën, të paktën 3 herë.

Ai befasoi më tej me deklaratën e tij, ndërsa shtoi se ishte gjithmonë vajza që tentonte të merrte iniciativa të tilla të ndaluara.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: