Arrest me burg për 15-vjeçarin të arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa.

15-vjeçari nuk ka pranuar që të japë asnjë deklaratë përpara gjykatës. I mituri u arrestua pak orë pas zbulimit të viktimës nga blutë e Shkodrës si bashkëpunëtor në vrasjen e Mustafës, në zonën e Livadeve.

Në dëshminë e zbardhur nga “BalkanWeb” dhënë hetuesve, ai ka akuzuar drejtpërdrejt Ibrahim Licin si autor duke treguar dhe bisedën e fundit mes tij dhe viktimës.

Ai ka thënë se me viktimën kishin bërë muhabet hashashi dhe natën e ngjarjes, kishte shkuar për ta ndihmuar 15-vjeçarin ta çonte kanabisin në shtëpi. Me gjithë lutjet e 32-vjeçarit për mëshirë, autori e ka qëlluar dy herë viktimën duke e lënë të vdekur dhe më pas është larguar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb