Erion Alibej, i arrestuari si porositës i dy vrasjeve në Elbasan, të Emiljano Ramazanit e Regis Runajt, ka një të shkuar kriminale, ndërsa është i përfshirë edhe në trafikun e drogës. Ai dyshohet se kishte lidhje me trafikantë ndërkombëtar droge dhe cilësohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Një ngjarje e rëndë tronditi para disa kohësh Elbasanin, ku tre persona mes tyre dhe një shtetas kanë mbetur të vdekur në një atentat. Nga sa mësohet, nga breshëria e plumbave kanë humbur jetën Endrit Alibej 34 vjeç, nga Elbasani, Arben Dylgjeri 56 vjeç po nga Elbasani, si dhe shtetasi turk i identifikuar, si Erdal Duranay, 51 vjeç.

Ndërkohë që mësohet se një prej viktimave që mbeti i vrarë në atentat mbrëmjen e djeshme, Endrit Alibeaj, rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij, Andrea (Erion) Alibej në vitin 2013.

Në atë kohë, mediat lokale italiane shkruanin se rreth 300 policë nga provinca e Astit të mbështetur edhe nga Komandat e gjithë Legion Piemonte dhe Valle d’Aosta, me ndihmën e një helikopteri, organizuan një operacion të madh antidrogë duke çuar në pranga 31 persona, ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhër-arreste nga gjykata.

Hetimet ndaj organizatës nisën në maj të vitit 2011, fillimisht ndaj një grupi të tregtarëve të vegjël të drogës në Asti dhe Torino. Kjo u lejoi hetuesve të hidhnin dritë mbi aktivitetin e paligjshëm të një grupi të madh të kokainës, pjesëtarët e të cilës ishin nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se rrjeti kishte anëtarët e vet shqiptar në Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Britani të Madhe.

Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se Endrit Alibej dhe Erion Alibej, në konkurrencë me njëri-tjetrin, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër të Italisë prej më shumë se 330.000 €.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb