Policia e Tiranës ka informuar se ka arrestuar sot një hajdut serial, i quajtur Edison Canaj.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se Canaj, i vënë sot në prangat nga forcat blu të kryeqytetit, është një element me rrezikshmëri të madhe shoqërore.

Gazetarja Bezat ka siguruar një fotografi për “Balkanweb” të Canajt.

“Edison Canaj ka pasur precedentë të meparshem ne vjedhje dhe është dënuar disa herë për këtë vepër penale. Në vitin 2007 Cami së bashku me 2 të tjerë i bënë atentat në shtëpi një punonjësi policie që i kishte zbuluar vjedhjet.

Në shtepinë e  Hajri Kushës që në atë kohë ishte inspektor në komisariatin 2, u derdhën më shumë se 60 plumba”, raporton gazetarja Bezat.

  • foto galeri

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb