BERAT


Të arrestuar dy ditë më parë për “shpërdorim detyre”, në kuadër të operacionit policor  “STOP”, tre inspektorët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në bashkinë Berat, u përballën pasditen e sotme me togat e zeza të Gjykatës së Beratit,për tu njohur me masën e arrestit. L.S,50-vjeç,banues në Dyshnik, Berat; E.V,29-vjeç,banues në Berat dhe D.H,45-vjeç, banues në Berat dolën sot me “Detyrim Paraqitje” nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat.


Gazetarja Eenda Petova raporton pwr “Balkanweb” se edhe pse masa e arrestit u zhvillua me dyer të mbyllura, mësohet se organi i Prokurorisë sē Beratit,në bazë të provave të grumbulluara në ngarkim të 3 inspektorëve,ka kërkuar “arrest me burg” për ta.


Por, ka qenë gjyqtari Durim Hasa, njëherësh edhe Kryetar i Gjykatës së Beratit,ai që në përfundim të seancës ka dhënë për 3 inspektorët masën e arrestit “Detyrim Paraqitje”.

Tre inspektorët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Berat, u arrestuan tre ditë më parë, pas një hetimi 6-mujor të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Sipas Policisë, ditën e arrestimit, u deklarua se,nga hetimet e kryera kishte rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kishin favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat.

(d.xh/Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb