Protestuesit të cilët u arrestuan dy ditë më parë pas protestës që u mbajt para bashkisë së Tiranës, kanë dalë sot para gjykatës, ku do të njihen me masën e sigurisë. Teksa pyetet disa herë se si janë trajtuar, ai tha se i kanë hequr edhe rripin e pantallonave.

Një prej tyre pohoi pas kafazit prej xhami se familja e tij ishte terrorizuar.

“Na kanë trajtuar… edhe rripin e pantallonave na kanë hequr. Jam arrestuar nga Komisariati i Fierit, është terrorizuar familja, kam qenë në protestë si çdo qytetar, jam anëtar i kryesisë PD, jam i shkolluar jam biznesmen. Nuk kam qëlluar me molotov, pasi kam respekt për uniformën e policisë. Kërkoj drejtësi!”, tha ai.

Ndërkohë një tjetër i arrestuar tha se molotovi te bashkia u hodh nga studentë të Akademisë së Rendit.

Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, janë arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike, ndërsa Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë.

Për masë sigurie ka dalë edhe Artan Muçmata.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: