SHKODER- Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallë së parë për mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të këtij qyteti.

Apeli ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi, ndërsa mjeku Luan Dragusha është totalisht i lirë pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë. Po ashtu janë lënë të lira edhe katër shtetaset pjesë e administratës.

I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj, i cili sipas burimeve pritet që shumë shpejt të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë. Mjekët u akuzuan fillimisht nga prokuroria për disa abuzime lidhur me stendat tek koronarografia, por më pas gjykata i la të lirë, vendim të cilin e dha edhe Gjykata e Apelit në Shkodër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb