Gjykata e Lezhës ka liruar katër personat e arrestuar për protestës ndaj ndërtimit të HEC-it në Mirditë. Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për një banorë të zonës dhe tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja, që u arrestuan nga blutë e Lezhës tri ditë më parë.

Ata akuzoheshin për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Pas protestës, policia procedoi në gjendje të lirë edhe 30 persona të tjerë, të cilët sipas bluve, protestuan në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë.

Gjatë këtyre ditëve, qytetarë dhe simpatizantë të VV, si dhe kandidati i kësaj Lëvizje, Iliaz Shehu, kanë zhvilluar protesta përballë Drejtorisë së Policisë Lezhë, duke kërkuar lirimin e aktivistëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb