TIRANE

Ditën e sotme Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur Gazeta Express, sipas së cilës, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se Sara ka sjellë në jetë të bijën ditën e sotme.

Pak orë më vonë reagoi dhe këngëtari shqiptar duke postuar një foto në rrjetet sociale. Në foto janë duart e tij dhe Sarës të bashkuara dhe shkruan datën e sotme 14.12.2020.

Sara dhe Ledri kanë qenë aktivë këto kohë duke komunikuar vazhdimisht me ndjekësit dhe duke treguar se me zor po prisnin të kalonin orët e fundit për të pasur në krah të bijën. Ata nuk e kanë zbuluar ende emrin e vogëlushes, pasi siç ka treguar Sara, po presin ta shohin dhe pastaj të vendosin.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: