KAVAJË

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, ka qenë në Kavajë, për fushatë elektorale.

Së bashku me Veliajn, ishte edhe këngëtari i njohur, Noizy. Veliaj në fjalën e tij theksoi se PS është partia që vlerëson talentet dhe punëtorët, ndërsa shtoi se Rama bën çfarë thotë e thotë çfarë bën.

“Ne jemi partia e njerëzve të thjeshtë. Njerëzit thonë u bë ky që ka shitur fiq, u bë ai që ka qenë kështu e ashtu. Po, PS është partia e njerëzve që pavarësisht nëse prindërit e tij kanë qenë zyrtarë të lartë apo jo, vlerëson punën dhe talentin. Noizy ka një këngë shumë të famshme me Alban Skënderajn, që duhet të besosh në punë dhe në djersë, ne vlerësojmë çunat e gocat që punojnë fort që të ecin përpara.

Edi Rama është një trim, Basha është një frikacak. Pfrandaj, ata nuk janë OTR. Thonë na provoni se nuk na keeni provuar. Po e provuam në Ministrinë e Jashtme, u fal deti i Shqipërisë, Luli e firmosi, por vendos Ilir Meta dhe Saliu. Luli vë firmën për çdo marrëzi të Berishës e Metës. Të jesh i zoti i vetes do të thotë OTR. Të ecësh përpara duhet të jesh i zoti i vetes, kur firmos, vendos, merr përsipër barrat e këtij vendi. PS dhe Rama janë OTR sepse janë më të mirët e më punëtorët nga të gjithë të tjerët që njohim sot”, tha ndër të tjera Veliaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb