TIRANE

Moderatorja e dashur për publikun, Floriana Garo u bë nënë për herë të dytë në fund të vitit 2019. Pas vajzës, ajo solli në jetë dhe një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Priam.

Së fundmi, moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku nëpërmjet një lidhjeje telefonike ajo ka folur për rikthimin e saj në ekran. Ajo u shpreh se ka pasur oferta, por nuk ka asgjë konkrete për momentin.

“Unë momentalisht nuk e kam kërkuar dhe prandaj nuk ka pasur diçka konkrete, është ligji i tërheqjes”, është shprehur moderatorja, megjithatë ka shtuar se nuk ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani.

Floriana shtoi se tashmë kërkon emisione më serioze për një audiencë më të pjekur. Kujtojmë se më parë Floriana ishte moderator e emisioneve të show biz-it.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: