Ndonëse 32-vjeçe,amerikania Britni Church është nënë e 12 fëmijëve.

Pak ditë më parë, ajo u bë nënë e fëmijës së 12-ë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Rowyn. Në një intervistë për mediat e huaja, Britni ka treguar se nuk i interesojnë paragjykimet e njerëzve.

Ajo tregon se ndihet mirë me një familje kaq të madhe dhe është e përkushtuar maksimalisht ndaj fëmijëve dhe bashkëshortit.

“Të tregohem e sinqertë kur u bëra mama e 6 fëmijëve, më vinte turp nga vetja. Më dukej si dicka e gabuar, por në fakt nuk është kështu. Jam shumë krenare tani për fëmijët e mi, nuk kam më turp. Jam një mama që i përkushtohem plotësisht familjes dhe kujdesem shumë për to”, tha Britni.

E reja ka treguar se në një javë shpenzon plot 230 paund për t’u kujdesur për familjen.

Gjithsej merr 5 kuti me drithëra, 66 kuti me qumësht dhe mbi 600 pelena bebesh, pasi gati gjysma e fëmijëve të saj, janë në një moshë të vogël. Ajo ka thënë se është bërë nënë sapo ka mbushur 16 vjeçe dhe vajzën e madhe e ka 15 vjeçe.

Nga martesa e parë ajo ka dhe 4 fëmijë të tjerë, ndërsa nga martesa e dytë 7, katër prej të cilëve binjakë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb