Ermal Mamaqi ka folur për trekëndëshin e famshëm, Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, Ermali tha se nuk ka qenë ai shkaku i ndarjes së Beatrix dhe Donaldit ashtu sikurse është përfolur.

Mes të tjerash, Mamaqi sqaroi se Bora nuk do të jetë pjesë e serialit H.O.T por bëhet fjalë për një tjetër projekt të tijin, për të cilin ka shprehur interes. “Nuk besoj se jam unë arsyeja pse janë ndarë. As nuk e di që janë ndarë. Ajo pjesa ku kam përmendur Borën ka qenë shaka.

Ajo është një nga njerëzit në ekran që e vlerësoj shumë për punën. I kam propozuar të marrë pjesë si aktore jo në serial por në një film që po projektoj. Pjesa që e përmenda në BB dhe në intervista ka qenë e gjitha lojë. Asgjë nga ato nuk janë të vërteta. Ajo nuk ka kërkuar lekë e asgjë tjetër.

Ajo nuk është mërzitur fare. Jemi shumë miq ende. Është Bora ajo që e kam ndjekur dhe vlerësuar që të jetë pjesë e filmit. Ajo ka shprehur interesin dhe filmi mund të vij në fund të këtij viti ose vitin tjetër.”, u shpreh Ermali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb