Einxhel Shkira ka folur rreth historive të saj të dashurisë. Ndërsa ka qenë duke bashkëbiseduar me banorët në shtëpinë e BBVip, ajo ka rrëfyer dy eksperienca të saj të dashurisë të ndodhura në të kaluarën.

Ajo është shprehur se është e lënduar dhe se është bërë njeri më i ftohtë pas lëndimeve që ka përjetuar.

“Mendoj që e kam provuar edhe dashurinë e fortë që është ajo bam me shikim të parë dhe është ajo e bixhozit. E kam provuar edhe bixhozin domethënë nëse të pëlqen dikush të dali ku të dali të hidhesh pa e menduar gjatë . Ajo sigurisht më doli shumë fatale dhe atë e vuajta më shumë se ajo 8-vjeçrja. Ka qenë një ndarje që më ka bërë të distancohem shumë nga çdo lloj marrëdhënieje me një mashkull. Nuk kam dashur për një periudhë shumë të gjatë të isha me asnjeri, u ktheva në një njeri shumë të ftohtë, s’e mendoja veten as të fejuar as të martuar. Dhe kjo ka qenë një ndër motivet që kur njoha Dagzin që e kisha trurin e stakuar që nuk dua të jem me dikë. Një person i frikësuar nga dy marrëdhëniet e mëparshme që është dashuruar dhe është lënduar dhe i kam përjetuar keq të dyja. Shumë pak nga ju e dinë, ndoshta publiku e di. Unë që në ditët e para kam ndenjur me Dagzin deri vonë dhe kemi folur me njëri-tjetrin dhe ka qenë ndër të paktët meshkuj që kanë dashur të më njohin mua botën time. Kam qenë 25 vjeçe”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo foli edhe për romancën e re që nisi brenda në shtëpi me ish –banorin Dj Dagz.

“Jam ndjerë shumë komode të flas me Dagzin. Dhe kam dashur që ai të shikojë anën time të keqe, ata që te meshkujt e tjerë ka qenë problem, natyra dhe karakteri im.  Kam dashur që Dagzi të shoh këtë anën e keqe dhe të shoh nëse do të jetë në rregull me këtë. Atë çfarë njerëzit e tjerë e kanë pasur problem doja të shikoja nëse e ka Dgazi problem. Çdo pritshmëri që unë kam pasur te meshkujt Dagzi i ka hedhur vetëm me mirësinë dhe mirësjelljen e vet. Asnjë tipar që kam pasur te koka ime që duhet t’i ketë mashkulli që do të kem në krah nuk i ka pasur, por Dagzi i ka hedhur poshtë të gjitha ato. Dhe thashë ndoshta unë gjithë jetën kam kërkuar tipin e gabuar, ndoshta kam kërkuar një mashkull që është i fortë njësoj siç kam unë karakterin, por ndoshta ky është problemi sepse një karakter si unë vetëm do të përplasesha me atë”, është shprehur më tej banorja e BBVIP.

Einxhel Arber Dj Dagz 12

Einxhel Arber Dj Dagz 10

 

Einxhel

Einxhel Shkira Dagz2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: