Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut të Dibrës. Moti i keq ka prekur dhe Rrugën e Arbrit, e cili është rihapur pas disa orësh që qëndroi e bllokuar.

Gazetari Enver Doçi raportoi në një lidhje live për News24 se disa zona prej tre ditësh janë pa energji elektrike, ndërkohë që në terren punonjësit e OSHEE po punojnë për të rregulluar këto defekte.

Aktualisht udhëtohet lirshëm nga Peshkopia drejt Tiranës. Doçi tha se shumë familje kanë mbetur të izoluar pasi disa rrugë rurale janë bllokuar nga reshjet e borës, trashësia e të cilës në disa zona shkon deri në 20 cm. Ndërkohë që familjet e bllokuara apelojnë për ndihmë, ndërsa strukturat shtetërore do të dërgojnë ndihma ushqimore si dhe çadra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: