Evakuohen katër alpinistët e bllokuar në Valbonë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 4 alpinistët janë evakuuar me helikopter pasi ishin bllokuar në terrenin e thepisur.

Sakaq një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Alpinistët kërkuan ndihmë nga policia dhe banorët e zonës, pasi mbetën të bllokuar.

“Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur. Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore”, bëri me dije Ministria e Mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb