Gazetari Zoran Bozhinovski, i cili një kohë u mbajt në paraburgim nga qeverisja e fundit e Gruevskit, ka folur rreth ikjes së ish-kryeministrit. I ftuar në programin “Samo vistina” në Kanal 5, Bozhinovski thotë se ikja e Gruevskit është një turp për Zoran Zaevin dhe Oliver Spasovskin.

Sipas tij, largimi i Gruevskit nuk është një marrëveshje, por një lëshim nga ana e Spasovskit.

Bozhinovski shprehet se njerëz nga Dibra e ndihmuan Gruevskin të dalë në Shqipëri, dhe se në Maqedoni nuk ka patriotizëm por larje parash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb