Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia e 38-vjeçarit i cili humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë të këtij aksidenti humbi jetën vjehrri i tij.

Sot 38 vjeçari është i vetëm dhe i divorcuar dhe ka mbetur nën akuzat e ish-kunatit të tij për këtë aksident. Gjatë dëshmisë së tij ai rrëfen peripecitë e kaluara pas ngajrjes së rëndë, ku u detyrua të thyejë arrestin e shtëpisë për të takuar fëmijët ndër të tjera.

“Pas aksidentit unë shkova në burg, isha nën efektin e alkoolit pasi ne po ktheheshim prej një ahengu të ditëlindjes së fëmijës tim. Unë kam qëndruar në spital ndërsa vjehrri nuk arriti të dilte i gjallë pasi e kishte kapur barriera. Unë kisha konsumuar alkool atë ditë prej gëzimit, brenda në makinë kam pasur edhe bashkëshorten edhe fëmijën edhe prindërit e mi. Nuk është se dikush më foli të mos pija aq shumë por ta dija se do ndodhte kjo gjë se ndryshe se kisha marrë rrugën për atë kthim. Pas aksidentit nisën edhe problemet pasi edhe unë u burgosa . 3 vite në total në burg aty më vizitonin vetëm prindrit, bashkëshortja humbi komunikimin edhe me mua edhe me njerëzit e mi. Unë para se të dënohesha me burg isha me arrest shtëpie dhe e theva këtë arrest për arsye se shkova të takoja fëmijët. Pasi konflikti im me vëllezërit e gruas nisën që kur unë isha me arrest shtëpie. Bashkëshortja ime detyrohet dhe qëndron nën komandën e vëllezërve të saj ajo është e ndikuar nga ata. Para se të ndodhte aksidenti marrdhënia ime me bashkëshorten ka qënë shumë e mirë, madje ne shkuam të gjithë edhe në mortin e vjehrrit. Na pranuan edhe neve edhe prindrit e mi, pastaj kërkuan të më burgosnin sepse kishte një akuzë që unë nuk kisha dhënë ndihmën e shpejtë ndaj vjehrrit, Unë isha me arrest shtëpie kur gjykata më solli njoftimin e divorcit. Bashkëshortja ime nuk kishte guxim, ata më kërcënonin dhe nuk më lejonin të takoja fëmijët. Ata morën edhe shpërblim për vdekjen e babait të tyre , unë vuajta burgun. Unë kam marr pjesë në seancat e divorcit, madje kam kërkuar të mos divorcoheshim, por bashkëshortja ime ishte nën trysninë e vëllezërve. Unë nuk kam mundësi të takoj fëmijët pasi nuk më lejojnë, madje kur kam tentuar t’i takoj kam qenë me arrest shtëpie. E gjitha kjo për shkak të vëllezërve të ish-bashkëshortes time”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb