Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arrest me burg” për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, pasi dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në masakrën e Velipojës.

Kjo Sindikatë është kundër burgosjes së mjekëve, teksa e cilëson vendimin e gjykatës abuziv dhe në kundërshtim me ligjin. Sindikata bën thirrje që mjekët të bashkohen në protestë, për t’i thënë, sipas tyre, ndal abuzimit me burgosjen për show të punonjësve shëndetësorë.

NJOFTIMI I SINDIKATES:
Neser, në orën 09-10 të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tirane, pjese e sindikates tone, do të organizojë një tubim ne sheshin qendror te ketij spitali, me qëllim reagimin ndaj burgosjes abuzive dhe ne kundershtim me ligjin te dy kolegeve tane mjeke te ketij spitali.
BASHKOHUNI ME NE!
EJANI NË TUBIM !
TI THEMI NDAL ABUZIMIT ME BURGOSJEN PER SHOW TE PUNONJESVE SHENDETESOR!
Koha eshte tani!
Te gjithe bashke per te drejtat tona ne pune!!

Deklarata e Sindikatës:

Sindikata e Punonjesve te Sherbimit Shendetesor percjell me sbqetesim situatat e krijuara nga paragjykimi qe i bebet kolegeve mjeke duke hedhur balte mbi punen vetmohuese dhe te pavleresuar per dhenien e shendetit dhe uljen e heqjen e vuajtjeve te pacienteve me te cilet ata punojne.
Kjo Sindikate distancobet nga c;do lloj veprimi abuziv dhe korruptiv qe mund te kryhet ne emer te dhenies se sherbimit shendetsor nga bluzat e bardba, por nuk mund te lejoj qe keto bluza te bardha te cilat shpetojne jeten e njerezve pa bere dallirnin nese jane te bardhe apo te zinj, te kuq apo blu, te trajtoben njesoj sikmse k:riminelet te cilet marrin kete jet e te c;muar per secilin nga ne.

Sindikata nuk e sheh oportune ndalimin e nje mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore, bazuar kjo ne nenin 228- 229 te kod it penal dhe madje e konsideron te shpejtuar veprimin e prokurorise per masen e sigurise “Arrest me burg” per diskutime te te treteve neper telefona te cilet permendin emra te ndryshem pa asnje prove tjeter dhe kur mundesia per t’ju shmangur hetimit, ndikuar ne te apo per tu larguar eshte inekzistente.
Ligji parashikon se ndalimi behet kur pretendohet se vepra pena le eshte ne krye1je e siper dhe me pas arresti me burg kerkohet dhe vendoset nga gjykata kur individi apo punonjesi i arrestuar ka rrezikshmeri te larte shoqerore, ka mundesi te manipuloj provat apo rrezikon ti largohet hetimit apo drejtesise.

Mjeket dhe punonjesit shendetesor nuk jane te asnjeres prej ketyre kategorive pasi ata nuk kane rrezikshmeri te larte shoqerore, nuk kane asnje mundesi te ndikojne apo manipulojne provat dhe nuk kane asnje interes te largohen dhe ti fshihen drejtesise pasi ne ate rast do te humbn in gjithc;ka kishin a1Titur ne pune dhe profesion.

Per te gjitha arsyet e mesipe1111e ndalimet apo arresitmet e kryera te mjekeve me shou publik dhe mediatik pa asnje prove te drejtperdrejte jane abusive ne kundershtim me l igjin dhe shkelje e hapw· dhe cenim i integritetit personal dhe profesional te punonjesve shendetesor.

Sindikata jone si perfaqesuese legjitime e tyre kerkon nga organet pol icore, hetimore dhe gjyqesore ndalimi n e menjehershem te ketyre abuzimeve dhe njekohesisbt granton te gjithe punonjesit shendetesor se do ti ndjeke deri ne fund dhe me c;do menyre c;do rast abuzimi te kesaj natyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb